Presidenti Ilir Meta përshëndet thirrjet e Partive Popullore Europiane ndaj qeverisë shqiptare për t’u fokusuar tek plotësimi i kushteve për anëtarësim.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit shprehet se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi po e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund “injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin”.

“E përshëndes vëmendjen e pandërprerë të Partive Popullore Europiane dhe thirrjet e përsëritura të miqve të sinqertë europianë, të cilët mezi presin çeljen e negociatave për Shqipërinë. I garantoj se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin, duke e rivendosur vendin, plot energji të reja, drejt Bashkimit Europian”, shkruan Meta.

Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler,  deklaroi më herët se qeveria shqiptare duhet të plotësojë kushtet për integrimin dhe jo t’i mohojë ata.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *