Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Ftesë e veçantë për Salah, Erdogan kërkon ta takojë...

Harry kane flet për të ardhmen, lajmi i mirë...

Zjarr në Taroninë të Gjirokastrës, flakët rrezikuan banesat

Sulmet ruse në Ukrainë, 2 të vrarë dhe 17...

Rama reagon pas protestës për Muzeun Hebraik në Vlorë:...

Trump i bindur për fundin e luftës: SHBA ka...

Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje afati në...

Kreu i PD takon kongresmenin Gooden, Berisha: Folëm për...

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb njeriun e...

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një sulm me...

“Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”, PD Notë-Verbale delegacionit të BE: Deklaratat e Marta Kos minojnë besimin e shqiptarëve

25 Nëntor 18:39

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dorëzuar një Notë-Verbale Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Në shkresën zyrtare, Bardhi ka informuar Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian lidhur me deklaratat e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, të cilat ajo i ka quajtur si të lira dhe të ndershme gjatë një konference për shtyp në datën 21 nëntor në Tiranë.

Kos, gjatë deklaratës së datën 21 nëntor tha: “Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime, dhe kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian. Ne shprehim me respekt shqetësimin tonë se ky vlerësim nuk reflekton realitetin e vërejtur gjatë procesit zgjedhor. Deklarata e tillë duket e papërputhshme me gjetjet e OSBE-ODIHR, nuk merr parasysh vëzhgimet e eurodeputetëve dhe rrezikon të ndikojë besimin e qytetarëve shqiptarë tek institucionet e Bashkimit Evropian”. Ky citim, është evidentuar në Notën-Verbale të Partisë Demokratike.

Në dokument, Bardhi citon gjithashtu edhe raportin final të OSBE-ODIHR dhe kujton mbledhjen e Komitetit për Çështjet e Jashtme, AFET,  të Parlamentit Evropian më 4 qershor 2025, ku eurodeputeti Michael Gahler, kryetar i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri, evidentoi “strukturat kriminale të ngulitura në Shqipëri që kanë interes të ruajnë pushtetin politik për të vazhduar aktivitetet e pastrimit të parave dhe trafikut të drogës”.

Sipas opozitës, gjetjet e OSBE-ODIHR nuk mbështesin përfundimin se zgjedhjet ishin “të lira dhe të ndershme”, pasi ndershmëria dhe liria kërkojnë garë të barabartë për të gjithë kandidatë, mungesë presioni mbi qytetarët dhe respektim të plotë të kritereve të Kopenhagenit.

Nota-Verbale përfundon duke kërkuar që deklaratat e ardhshme të jenë në përputhje me gjetjet faktike të institucioneve përgjegjëse për vëzhgimin e zgjedhjeve, duke theksuar se interpretimet personale mund të dëmtojnë besimin publik tek vlerat evropiane që institucionet e BE-së synojnë të mbrojnë./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
bardhi marta kos PD

Nga e njëjta kategori

Stuhi shiu në Elbasan, uji vërshon në rrugë

më shumë...

Ftesë e veçantë për Salah, Erdogan kërkon ta takojë në pallatin presidencial

më shumë...

Harry kane flet për të ardhmen, lajmi i mirë për tifozët bavarezë

më shumë...

Zjarr në Taroninë të Gjirokastrës, flakët rrezikuan banesat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:59

Stuhi shiu në Elbasan, uji vërshon në...

3:54

Ftesë e veçantë për Salah, Erdogan kërkon...

3:52

Harry kane flet për të ardhmen, lajmi...

3:50

Zjarr në Taroninë të Gjirokastrës, flakët rrezikuan...

3:27

Sulmet ruse në Ukrainë, 2 të vrarë...

3:20

Rama reagon pas protestës për Muzeun Hebraik...

3:01

Çmimi i naftës arrin në 229 lekë,...

2:34

Trump i bindur për fundin e luftës:...

2:25

Shiu fik të gjitha vatrat e zjarrit...

2:16

Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje...

2:06

“Kosova pret çlirimtarët”, nis “Marshi për Liri”...

1:48

Kreu i PD takon kongresmenin Gooden, Berisha:...

1:25

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb...

1:12

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një...

1:10

“Dhashë maksimumin”, italiani që Maradona e shihte...

Viktima Erald Xhejo
12:57

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet...

12:45

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në...

12:30

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në...

Foto ilustruese
12:04

Belsh/ Ra në kontakt me energjinë elektrike,...

12:02

Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Foto ilustruese Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën e shtëpisë së...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.