E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zbardhet data, ja kur nisin punimet e Kuvendit, brenda shtatorit votohet për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Zbardhet projekt kalendari i punimeve të Parlamentit deri në 25 shtator. Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare do të mblidhet në 8 shtator për të miratuar draftin dhe seanca  e parë e sesionit  do të zhvillohet të martën në orën 17.00. Kjo seancë ka kryesisht karakter ceremonial dhe nuk miratohen ligje, por do të mbajnë një fjalë; kryetari i Kuvendit e kryetarët e grupeve parlamentare.

Dy seancat e tjera do të zhvillohen në 17 dhe në 24 shtator.

Reklamë

Bie në sy se në këtë kalendar janë futur për miratim edhe ndryshimet ligjore për rritjen e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve, ndryshime që sipas Gjykatës Kushtetuese duhej të ishin miratuar deri në 31 korrik.

Çështja e pagave të magjistratëve është kthyer në një debat mes qeverisë dhe gjyqtarëve e prokurorëve; pasi këta vendosën të zbatojnë drejtpërdrejt vendimin e kushtetueses duke rritur pagën e tyre. Ndërkohë që qeveria u bllokoi pagën duke kërkuar ta përllogarisin sipas formulës së vjetër që është rrëzuar nga kushtetuesja derisa parlamenti të miratojë ligjin e ri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë