Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 September 2026
Vizion fokus

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë kundër Iranit

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje nga brenda...

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona të armatosur...

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin në...

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet për Ukrainën

U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon...

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është e arritshme

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat...

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë: “El...

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona të armatosur futen brenda hotelit të Bedinajt

3 Shtator 22:04

Një situatë e tensionuar ka ndodhur ditën e sotme në një hotel në Radhimë, mes biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe një tjetri.

 

Lexo edhe :

Related Posts

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U përdorën armë zjarri, 5 të arrestuar dhe 6 në kërkim
Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje nga brenda hotelit!
View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)


Siç shihet nga videoja e siguruar nga Vizion Plus, kamerat e jashtme tregojnë momentin kur një person del nga hoteli, shkon në drejtim të një makine dhe më pas kthehet i armatosur.

Më herët, në një deklaratë për mediat, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtues Edvin Ndreu, theksoi se nga hetimet fillestare bëhet fjalë për një gjobëvënie prej 5 milionë eurosh ndaj biznesmenit Bedinaj, si dhe se e kanë kërcënuar, duke i lënë afat 48 orë për t’u larguar nga Shqipëria.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen janë arrestuar 5 persona, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Deklarata e plotë:

Siç jeni bërë me dije nëpërmjet informacionit paraprak, sot, rreth orës 11:30, jemi njoftuar nga pronari i një hoteli në Radhimë, konkretisht nga shtetasi V. B., se kishte nevojë për ndihmë, pasi disa persona e kishin dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë dhe janë nisur në drejtim të adresës së dhënë.

Duke vlerësuar maksimalisht informacionin e marrë, u ngritën pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Vlorës dhe në Dhërmi. Gjithashtu, menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë.

Ndërkohë, u bashkëpunua me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Fier për ngritjen e pikave të kontrollit edhe në këto territore.

Rreth orës 12:00, në pikën e kontrollit në Rrethin e Alikokës, një automjet fuoristradë, tip “Range Rover”, me ngjyrë të zezë, nuk iu bind shërbimeve të Policisë për të ndaluar, duke vijuar rrugën në drejtim të fshatit Peshkëpi. Gjatë ndjekjes, në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë, ky automjet ka dalë nga rruga, duke goditur barrierat mbrojtëse të saj.

Në këtë automjet ndodheshin tre shtetas, konkretisht shtetasi L.M., drejtues i automjetit, dhe dy pasagjerët, shtetasit Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, vëllezër, punonjës të SH.P.S.F. “Sëat Security”.

Si pasojë e daljes nga rruga, shtetasit L.M., dhe Mandrit Lleshaj janë dëmtuar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë.

Rreth orës 13:00, pika e kontrollit e ngritur nga shërbimet e DVP Fier, në vendin e quajtur Mbikalimi i Memorialit, ka ndaluar një nga automjetet e shpallura në kërkim, me drejtues shtetasin kosovar Blerim Heta.

Nga këqyrja dhe kontrolli i automjetit u konstatua se kishte dëmtime në xhamin nga krahu i pasagjerit, të shkaktuara, dyshohet, me armë zjarri. Në brendësi të automjetit u gjetën tre fishekë pistolete.

Rreth orës 16:30, në bypass-in e Vlorës, afër fshatit Kaninë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “Audi A8”, i dyshuar se është përdorur nga autorët në ngjarje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasi L.M., së bashku me disa shtetas të tjerë, ka shkuar në hotelin në pronësi të shtetasit Vasil Bedinaj, të cilit, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike, i kanë vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kanë kërcënuar që, pas 48 orësh, të largohej nga Shqipëria.

Ndërkohë, shtetasi Angjelo Breshani ka shkuar te automjeti i shtetasit Vasil Bedinaj dhe ka marrë armën e zjarrit që ky e posedon me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave që ndodheshin aty.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– L.M., 55 vjeç, banues në Tiranë;

– Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, banues në Tiranë;

– Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, banues në Tiranë;

– Blerim Heta, 40 vjeç, shtetas kosovar;

– Angjelo Breshani, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Janë shpallur në kërkim 6 shtetas dhe 4 automjete të dyshuara se janë përfshirë në ngjarje dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
bedinaj biznesmenet muca Radhimë Vizion Plus Vlore

Nga e njëjta kategori

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje nga brenda hotelit!

më shumë...

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U përdorën armë zjarri, 5 të arrestuar dhe 6 në kërkim

më shumë...

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa të dëmtuara

më shumë...

Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë protestën, Rama: Turp për gjithë dështakët që përhapin marrëzira

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:52

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë...

10:51

Pse fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë...

10:22

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje...

10:16

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj...

10:04

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona...

9:30

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë...

9:29

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:11

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet...

9:09

U emërua në krye të Ministrisë së...

8:45

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është...

8:09

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale...

7:51

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të...

7:44

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U...

7:32

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa...

7:26

Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë...

7:24

4 gola në 3 ndeshje, Mbappe shpallet...

6:54

BE vendos taksë të re për produktet...

6:49

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

6:45

Zjarr i madh në portin e Shëngjinit,...

6:41

Nga akademia te ekipi i parë? Spalletti...

Më të klikuarat

  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik Laurent Krasniqi
  • Persona të armatosur e kërcënuan dhe gjobitën 5 mln euro, ku...
  • Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga det...
  • E rëndë/ 29-vjeçari rreh për vdekje nënën e tij, sulmi zgjat...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.