E shtunë, 24 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Ecuria e regjistrimit në universitete, interes për Mjekësinë dhe degët që lidhen më teknologjinë

Regjistrimet për vitin e ri akademik tregojnë një interes të qëndrueshëm, ndërsa preferencat e maturantëve vijojnë të përqendrohen kryesisht te degët e shëndetësisë, teknologjisë dhe ekonomisë.Në Korçë, në Universitetin “Fan S. Noli”, deri në përfundim të fazës së parë janë regjistruar rreth 330 studentë, shifër e ngjashme me dy vitet e fundit.

“Financa, ekonomiku kanë interes, shifra të mira ka edhe inxhinieria informatike, edhe bujqësia po ashtu”, tha Lorenc Ekonomi, rektor i universitetit “Fan S. Noli”.

Reklamë

Kërkesë të lartë kanë edhe programet e fushës digjitale, ndërsa një risi e këtij viti është “Data Science”, program që do të zhvillohet në shqip dhe anglisht dhe do të fokusohet te inteligjenca artificiale, kodimi dhe algoritmet.

“Është një degë shumë e rëndësishme sepse në thelb lidhet me inteligjencën artificial”, shtoi Ekonomi.

Reklamë

Në Durrës, Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka kaluar gjysmën e kuotave të përcaktuara për ciklin e parë.

“Në Durrës janë regjistruar deri më tani 1100 studentë që është gati 2-3 përqind më shumë se një vit më parë”, tha Shkëlqim Fortuzi, rektor i UAMD.

Interesi është i shpërndarë në disa programe, por ndër më të preferuarat janë degët e Fakultetit të Edukimit dhe ato të Biznesit, veçanërisht Financë-Kontabilitet, Administrim Biznesi dhe programet e lidhura me teknologjinë. Një rritje e ndjeshme vihet re edhe te studentët e huaj.

“Performanca positive kanë sidomos programet duale, kanë sjelllë më shumë student. Risi është patjetër edhe ardhja e studentëve të huaj”, shtoi Fortuzi.

Në Vlorë, ndërkohë  rreth 650 studentë janë regjistruar deri tani në Universitetin “Ismail Qemali”, ndërsa faza e parë e regjistrimeve përfundon më 7 shtator.

“Degët që ofron fakulteti I shëndetësisë kanë shumë interes, sigyurisht edhe drejtësia dhe inxhinieritë kanë”, tha Majlinda Zahaj, zëvendësrektore e Universitetit “Ismail Qemali”.

Në Elbasan, tendenca është e ngjashme sa i përket preferencës për shëndetësinë dhe teknologjinë. Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ndër degët më të kërkuara janë Infermieria dhe Imazheria. Në Shkodër, situata paraqitet më pozitive krahasuar me një vit më pare ku faza e parë u mbyll me 25 për qind më shumë regjistrime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë