E premte, 23 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Berisha i përgjigjet Ramës: Manipulon shifrat e të plagosurve, të miturit kanë bërë histori, rrëzuan bustin e Enver Hoxhës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama për protestat e ditëve të fundit, duke e akuzuar atë për manipulim të shifrave të protestuesve të plagosur.

Në një deklaratë për mediat, Berisha pretendoi se raporti mes protestuesve dhe efektivëve të policisë së plagosur është të paktën 15 me 1, ndërsa mund të jetë edhe 30 me 1. Sipas tij, shumë protestues kanë shmangur paraqitjen në spitale nga frika e persekutimit.

Reklamë

Berisha akuzoi gjithashtu policinë për përdorim të tepruar të forcës gjatë protestave, duke pretenduar se qytetarët kanë parë protestues me plagë në kokë, persona të shtrirë pa ndjenja dhe dhunë ndaj të miturve.

“Edi Rama u shfaq më shumë se kurrë para shqiptarëve si një bastard i xhelatëve komunistë që u përket. Ai sot doli para shqiptarëve si një zëdhënës i prokurorisë së kohërave të shkuara”, deklaroi Berisha.

Reklamë

Kreu i PD-së kundërshtoi edhe deklaratat e Ramës për pjesëmarrjen e të miturve në protesta, duke theksuar se ata kanë luajtur rol të rëndësishëm në momente historike.

Duke iu referuar rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës më 21 shkurt 1991, Berisha tha se në atë moment historik kishte qenë një i mitur, rreth 13 ose 14 vjeç, që kishte rrëzuar bustin.

“Të miturit kanë bërë histori, në vitin 1991 ishte një i mitur që bëri copa-copa bustin e Enver Hoxhës”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se të miturit kanë të drejtë të mbrojnë të drejtat e tyre dhe se guximi i tyre ka qenë i rëndësishëm në momente kritike të historisë.

Deklaratat e Berishës vijnë pas reagimeve të Ramës për protestat, ku kryeministri theksoi se protesta paqësore është një e drejtë e patjetërsueshme, ndërsa dhuna është krim dhe kërcënim për lirinë dhe sigurinë publike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.