E martë, 13 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Varrimi shtetëror për Mlladiç, Marta Kos anulon vizitën në Serbi

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vendosur të anulojë vizitën e planifikuar në Serbi, pas reagimeve dhe ceremonive që pasuan vdekjen e ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç.

Në një deklaratë, Kos thekson se Mlladiç ishte dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, ndërsa kthimi i eshtrave të tij në Beograd, sipas saj, rikthen në vëmendje “faqet më të errëta të historisë”.

Reklamë

Ajo dënoi gjithashtu glorifikimin e Mlladiç pas vdekjes, duke e cilësuar atë si të papajtueshëm me vlerat mbi të cilat ndërtohet rruga e Serbisë drejt Bashkimit Europian.

“Kjo rrugë kërkon përballjen me të kaluarën, pajtimin e vërtetë dhe respektimin e viktimave të krimeve të luftës”, u shpreh Kos.

Reklamë

“Vlerat që mbështesin të ardhmen tonë të përbashkët nuk janë të negociueshme”, shtoi ajo.

Në këtë kontekst, komisionerja europiane njoftoi se ka vendosur të mos e zhvillojë në këtë moment vizitën e planifikuar në Serbi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë