Vendi
Situatë dramatike nga zjarri në kodrat e Radostinës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Rëndohet situata nga zjarri që ka përfshirë kodrat e Radostinës, në vendin e quajtur “Fiqtë”. Flakët vijojnë të përhapen, ndërsa era e fortë dhe terreni i thyer po vështirësojnë ndjeshëm ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Në vendngjarje janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse dhe rreth 40 efektivë, ndërsa në ndihmë të tyre ndodhen edhe 20 forca bashkiake dhe dy autobote.
Reklamë
Për shkak të situatës së rënduar dhe vështirësisë për të kontrolluar flakët nga toka, është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri.
Forcat në terren vijojnë betejën me flakët, me synim izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në sipërfaqet përreth.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




