E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Nata e madhe kuqezi! 22 vite nga triumfi historik ndaj Greqisë

4 shtator 2004 – 4 shtator 2026. Sot bëhen 22 vite nga një prej fitoreve më të paharrueshme në historinë e Kombëtares shqiptare: triumfi 2–1 ndaj Greqisë, në eliminatoret e Kupës së Botës 2006.

Në një “Qemal Stafa” të mbushur plot me tifozë kuqezi, Shqipëria shkroi një nga faqet më të bukura të futbollit shqiptar.

Reklamë

Përballë ishte Greqia, e cila vetëm dy muaj më parë ishte shpallur kampione e Europës, pas triumfit në EURO 2004.

Shqipëria e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike. Edvin Murati zhbllokoi rezultatin që në minutën e 3-të, duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

Reklamë

Por momenti që do të mbetej gjatë në kujtesën e tifozëve erdhi pak më vonë. Adrian Aliaj ekzekutoi në mënyrë spektakolare një goditje dënimi, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke ngritur peshë stadiumin: Shqipëri 2–0 Greqi!

Grekët arritën të shënonin përmes Stelios Giannakopoulos, por Shqipëria rezistoi deri në fund dhe ruajti fitoren 2–1.

Ajo ishte një fitore me peshë të jashtëzakonshme, jo vetëm për tri pikët, por edhe për mënyrën se si erdhi: Shqipëria mposhti kampionët në fuqi të Europës, në një atmosferë elektrizuese në Tiranë.

Sot, 22 vite më vonë, ajo mbrëmje vazhdon të kujtohet si një nga ndeshjet më të bukura dhe më krenare të historisë së Kombëtares.

Vazhdo të lexosh

Reklamë