E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Pas merkatos Milani përgatitet të blindojë lojtarët, gati kontratat e reja për 2 lojtarë

Pas një merkatoje pa surpriza të mëdha në ditët e fundit, AC Milan ka kthyer vëmendjen nga ndërtimi i skuadrës për sezonet e ardhshme.

Në plan të parë të drejtuesve janë rinovimet e disa prej lojtarëve më të rëndësishëm.

Reklamë

Në krye të listës janë Adrien Rabiot dhe Strahinja Pavlovic, të dy aktualisht të lidhur me klubin deri në vitin 2028. Milani dëshiron të veprojë në kohë për të garantuar vazhdimësinë e tyre dhe për të mos lënë hapësirë për pasiguri rreth së ardhmes së tyre.

Për Rabiot, pritet që Gerry Cardinale të zhvillojë një takim me nënën dhe agjenten e mesfushorit francez. Synimi i klubit është një marrëveshje e re deri në vitin 2030, e shoqëruar edhe me përmirësim të kushteve ekonomike. Paga e Rabiot mund të rritet në rreth 5 milionë euro në sezon.

Reklamë

Më e avancuar paraqitet situata e Pavlovic. Mbrojtësi serb ka tërhequr interesin e disa klubeve, por Milani po punon për ta blinduar dhe negociatat me përfaqësuesit e tij kanë bërë hapa përpara.

Objektivi është një kontratë e re afatgjatë, e cila do ta mbante Pavlovic në San Siro deri në vitin 2031.

Vazhdo të lexosh

Reklamë