E enjte, 22 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Talenti shkodran shënon gol për Inter në Champions League

Një tjetër paraqitje pozitive për talentin shqiptar Alen Vukaj, i cili ka lënë gjurmën e tij në UEFA Youth League me fanellën e Interit U19.

Sulmuesi shkodran ishte protagonist në fitoren 2-0 të zikaltërve ndaj Shakhtar Donetsk U19, duke realizuar golin e parë të takimit.

Reklamë

18-vjeçari tregoi instinkt dhe guxim, duke përfituar nga dalja e gabuar e portierit kundërshtar. Vukaj e vuri re portën të pambrojtur dhe nga një distancë e konsiderueshme dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë. Një moment që dëshmoi qetësinë dhe besimin e tij në fushë.

Sulmuesi nga Shkodra është gjithashtu pjesë e Kombëtares U19 të Shqipërisë, ndërsa vazhdon të zhvillohet në një prej akademive më të njohura të futbollit europian.

Paraqitje të tilla përforcojnë shpresat për të ardhmen e tij, teksa Vukaj kërkon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësira dhe të bëjë hapa të rëndësishëm drejt futbollit profesionist.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.