Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi...

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më...

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr kreun e...

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD dega Vlorë:...

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar...

Zemra juaj dëmtohet edhe nëse jeni të shëndetshëm dhe e kaloni COVID-19 pa shenja

31 Maj 15:38

Shkencëtarët ende po studiojnë ndikimin e koronavirusit tek organizmi i njeriut dhe arsyeve që e bëjnë atë shumë vdekjeprurës. Sipas një sondazhi të klinikës Klivlend më shumë se gjysma e të anketuarve nuk e dinin se COVID-19 sjell pasoja në zemër dhe rreth 70 për qind nuk e dinin se tensioni lartë i gjakut rrit rrezikun tek të infektuarit.

 

Kardiologët e dinë tashmë se njerëzit me probleme të zemrës kanë një rrezik më të lartë për ndërlikime serioze nëse infektohen nga COVID-19. Por shumë njerëz nuk e dinë një gjë të tillë.

 

“Shumë njerëz dinë që ndikon tek mushkëritë, por gjithashtu mund të ndikojë edhe tek zemra, funksioni pompues i saj, mekanizmi i mpiksjes së gjakut. E gjithë kjo mund të përbëjë një rrezik shumë të lartë për probleme kardiovaskulare”, thotë Dr. Samir Kapadia i klinikës së Klivlendit.

 

Koronavirusi mund të dëmtojë gjithashtu edhe një zemër të shëndetshme, edhe tek ata njerëz që nuk shfaqin simptoma nëse janë infektuar.

 

“Pacientë, që me gjasë kanë pasur një infeksion viral për të cilin ata nuk kanë qenë në dijeni, kanë manifestuar simptoma të atakut në zemër disa muaj apo vite më vonë. Pra mund të ketë një ndërlikim afatgjatë në shëndetin e pacientëve të cilët janë prekur nga COVID-19”, thotë Dr. Allen Anderson, i Qendrës Shkencore Shëndetësore të Universitetit të Teksasit në San Antonio.

 

Ai shton se kjo gjë ka ndodhur edhe tek disa pacientë të cilët kanë patur një zemër të shëndetshme përpara se të prekeshin nga koronavirusi.

 

“Ata kishin rritje të enzimave të gjakut gjë e ngjashme me një atak në zemër edhe pse nuk kishin asnjë bllokim të arterieve koronare. Tek ata janë shfaqur në një shkallë të gjerë çrregullime të ritmit të zemrës”, thotë Allen Anderson, i Qendrës Shkencore Shëndetësore të universitetit të Teksasit në San Antonio.

 

Sipas Dr. Kapadias stresi gjithashtu luan rol.

 

“Njerëzit që kanë frikë, ata që përjetojnë irritim, të dhënat tregojnë se të dyja këto mund të çojnë në nxitjen e mekanizmave të mpiksjes së gjakut dhe mund të shkaktojnë atak në zemër”, thotë Dr. Samir Kapadia, i klinikës Klivlend.

 

Disa nga dëmtimet në zemër sipas mjekëve mund të shërohen, por disa jo, dhe kjo mund të çojë në vdekje.

 

Në Qendrën Shkencore Shëndetësore të Universitetit të Teksasit në San Antonio, studiuesit po testojnë një antibiotik dhe një ilaç për diabetin.

 

Ata duan të shohin nëse këto ilaçe mund të parandalojnë dëmtimin e zemrës tek pacientët me COVID.

 

Antibiotikët luftojnë infeksionet bakteriale, por ata nuk fuksionojnë tek viruset sikurse COVID-19.

 

Brenda qelizave tona ka disa pjesë të vogla, në formë fasulesh, të quajtura mitokondri.

 

Mitokondritë prodhojnë energji dhe udhëheqin shumë nga funksionet e trupit tonë, përfshirë rrahjet e zemrës.

 

Shkencëtarët besojnë se mitokondritë kanë evoluar nga një lloj bakteri, kështu që antibiotiku mund t’i mbrojë ata nga koronavirusi, dhe mitokondritë nga ana tjetër do të mbronin zemrën. Ilaçi i diabetit që po testohet ndihmon gjithashtu që mitokondritë të vazhdojnë të prodhojnë energji.

 

Studiuesit shpresojnë të fillojnë provat klinike me ata persona që janë shëruar nga koronavirusi, në mënyrë që mjekët të shohin nëse zemrat atyre që kanë qenë pjesë e testimeve funksionojnë normalisht edhe shumë kohë pasi janë shëruar nga COVID-19./ VOA

Posted Under:
Bota Covid 19 Shkencë
Tagged:
Pacientet pandemia Sëmundjet e Zemrës Studim te infektuarit

Nga e njëjta kategori

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

më shumë...

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes dhe perëndimit

më shumë...

Gjykatësi amerikan: Trump ka shkelur ligjin me vendimin për të përgjysmuar fuqinë punëtore të FEMA

më shumë...

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me Putin në Samitin e G20 në Majemi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:16

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo...

10:53

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun...

10:47

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë...

10:27

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep...

10:21

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

10:02

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të...

9:58

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën...

9:34

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më...

9:08

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr...

8:57

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD...

8:39

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku...

8:34

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë...

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

7:40

U “zhduk” para syve të policisë, dalin...

7:26

Gjykatësi amerikan: Trump ka shkelur ligjin me...

7:20

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me...

6:59

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit:...

6:51

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga...

6:17

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në...

Më të klikuarat

  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.