Subscribe

Keni dëgjuar ndonjëherë për Zarzuelat? Mundet që jo, pasi për herë të parë, ato do t’i prezantohen publikut shqiptar këtë fundjavë. Bashkë me flamengon, zarzuelat janë vula e identitetit të kulturës spanjolle. E më mirë se një dirigjent spanjoll si Ricardo Casero, nuk do të mund të na i prezantonte askush.

 

“Zarzuelat njihen si zhanri që mbush teatrot muzikorë në Spanjë. I përkasin një zhanri lirik në muzikë, tingujt dhe fjalët e së cilave i dedikohen tërësisht dashurisë, pasionit dhe bukurisë. Është një kulturë 400 vjeçare në vendin tim dhe portofoli i tyre është plot me thesarë që nuk ma bënë aspak të thjeshtë përzgjedhjen për këtë program. Do të prezantojmë më të mirat e kësaj kulture në Tiranë”.

 

Për artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit që do t’i interpretojnë ato, kjo është një eksperiencë e re, por padiskutim e bukur, ashtu sikurse çdo njohje me kultura të veçanta.

 

Zarzuelat vijnë për publikun në Katedralen Ortodokse në Tiranë të shtunën në mbrëmje, por në kushtet kur institucioni nuk ka një godinë, publiku do të mund t’i gjejë biletat në Teatrin Kombëtar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *