“Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të arritur një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit tani”.

Kështu deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nga Tel Avivi pak para fillimit të bisedimeve me lidershipin izraelit.

“Edhe në këto kohë shumë të vështira ne jemi të vendosur për të arritur një armëpushim që sjell pengjet në shtëpi, dhe duhet ta arrijmë atë tani. Dhe e vetmja arsye pse një marrëveshje mund të mos arrihet është Hamasi,” tha Blinken gjatë takimit me presidentin izraelit, Isaac Herzog.

Dhjetëra demonstrues u mblodhën nën hotelin në Tel Aviv ku po qëndron sekretari amerikan i shtetit në shenjë mbështetjeje për marrëveshjen e mundshme me Hamasin për lirimin e pengjeve.

Në disa tabela, të shkruara në anglisht dhe hebraisht, thuhej “Ne kemi besim te Blinken, na sillni pengjet në shtëpi”.

Izrael, “sirena alarmi në veri në kufirin me Libanin”

Sirenat paralajmëruese të raketave nga Libani po bien në Izraelin verior në kufirin me Libanin. Zëdhënësi ushtarak e bëri të ditur këtë, duke shtuar se mbrëmë, luftëtarët izraelitë “goditën objektivat terroriste të Hezbollahut në zonën Khiam dhe Kfarkela” në Libanin jugor, duke përfshirë “pikat e vëzhgimit dhe infrastrukturat terroriste”.

Gjithashtu në shënjestër, sipas të njëjtit burim, ishin “infrastrukturat ushtarake” të Hezbollahut në zonën Blida dhe në Odaisseh dhe Meiss El Jabal./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *