Subscribe

Ai është një nga emrat që përfaqëson denjësisht muzikën klasike, një ndër artistët më fin në historinë e artit në Shqipëri. Maestro Zhani Ciko erdhi në një rrëfim ndryshe për moderatoren Pranvera Borakaj, në “Quo Vadis”.

Ndër të tjera ka rrëfyer se si kolegët e tij e xhelozonin për faktin se u bë drejtues i Teatrit të Operas dhe Baletit në një moshë të re, deri aty sa flisnin prapa krahëve. Ai rrëfen se si është thirrur nga organet kompetente të regjimit, në një kohë kur veprat e huaja ishin të ndaluara në Shqipëri, dhe dikush, emrin e të cilit nuk preferoi ta bënte publik, kishte shpifur për të në një plenium, ku i pranishëm ishte edhe Mehmet Shehu.

Lexo edhe :

Related Posts

Zhani Ciko: Shpifja…një nga shpifjet më të mëdha në atë kohë ishte që …në një plenium të madh, pasi kisha ikur në Patos, se kjo ishte e keqja, një muzikant i madh me emër, por që nuk u pajtua kurrë me idenë që ka edhe njerëz të tjerë me mendime, pavarësisht se nuk kanë studiuar në Moskë, por kanë studiuar në Shqipëri. Shkolla i kishim serioze dhe pastaj personi që donte punonte, pavarësisht nga gjërat që ishin pak a shumë të kufizuara. Të gjitha këto njeriu mund t’i plotësonte. Ky deklaroi atje, në një plenium, ku ishte Mehmet Shehu i deleguar, që “Zhani Ciko ka dashur të vërë një opera amerikane në skenë.” Mendo në ato kushte kur ndaloheshin këngët, një deklaratë e tillë. Për këtë u thirra nga organet kompetente dhe unë e pranova, është e vërtetë. Por çfarë opera? Jo një opera amerikane që lavdëron imperializmin amerikan, siç quhej atëherë, por një opera që tregon të kundërtën, se si zezakët dhe një vazjë zezake e pashme, që i bie në sy disa policëve rrugaçë që e sulmojnë për ta dhunuar, merret në mbrojtje nga një zezak tjetër nga këto me krahët e prera që e fsheh në kasollen e tij. E strehon derisa ata u larguan.

Pranvera Borakaj: Cili ishte reagimi që morët?

Zhani Ciko: Ata e kuptuan që shpifja i ka këmbët e shkurtra.

Pranvera Borakaj: Po ju u ballafaquat me personin?

Zhani Ciko: Unë më vonë e mora vesh, se nuk më thonin se kush, si qysh, tek. Unë diçka dija, më kishte thënë një koleg i imi. Më tha një ditë “çpati filani që lëshoi një gjë shumë të shëmtuar atje në plenium”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *