E shtunë, 26 Shtator 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dy largime nga Ferma e VIP-ave, “Buçko” dhe Ditea Berisha përfundojnë në Arameras

Ekuacioni “Ferma Vip” tashmë ka të tjera ndryshore të panjohura. Mbrëmja e gjashtëmbëdhjetë prime në ekranin e Vizion Plus, jo vetëm rrëzoi sërish parashikimet por dhuroi një spektakël që sfidon vetveten.

Dy fermerë të tjerë humbën statusin e tyre duke u larguar nga gara, por me mundësinë e rikthimit.

Gledis Gegaj theu rregulloren e “Fermës Vip” dhe mes eliminimit përfundimtar apo aventurës në Arameras, zgjodhi këtë të fundit.

Ndërkohë, rezultati i televotimit për katër të nominuarit, përcaktoi Albano Bogdo-n të preferuarin e publikut. Ndërsa Ditea Berisha dhe Xhesika Polo, me më pak vota, u përballën në sfidën kokë më kokë.

Fermere Polo triumfoi ndërsa publiku përmes një televotimi 12 orësh i dha Ditea-s një mundësi tjetër. Ajo do t’i bashkohet “Buçkos” në Arameras dhe mbetet për t’u parë se si do të vijojë rrugëtimi i tyre. Ndërkohë, deri në prime-n e radhës të gjithë fermerët janë në televotim e po ashtu janë paralajmëruar hyrje të reja.

Sakaq, nga studio qëndrore gjatë spektaklit të së hënës, Dijonis Biba iu përgjigj interesit të publikut për tërheqjen e tij nga gara. Ish-konkurrenti i “Ferma Vip”, mes humorit dhe të vërtetës, foli për një tjetër  projekt ambicioz kinematografik, të cilin mund ta realizojë me stafin e Tring dhe Vizion Plus, në të ardhmen e afërt.

Nga ana tjetër, Çiljeta Xhilaga u mandatua nga Agai në krye të fermës Vip ndërsa Elsa Lila në rolin e drejtueses artistike vijon punën me bashkëpunëtorët e saj për koncertin “Ferma në festë”. Këtë të shtunë në orën 21 mund të ndiqni interpretimin artistik të plotë në ekranin e televizionit kombëtar, Vizion Plus.

Për të gjitha zhvillimet e tjera mund të ndiqni Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2 në platformën digjitale Tring si dhe kanalin zyrtar të You Tube, Ferma Vip Albania. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh