Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar në Bruksel me përfaqësues të diasporës shqiptare.
Ai ka bërë me dije se po punohet për shkollën verore “Jam shqiptar”, që fokus do të ketë vizitat studimore të të rinjve nga diaspora në Shqipëri.
“Mirëmëngjes nga Brukseli, me përfaqësues të diasporës shqiptare!
Së bashku, mund të punojmë për të vënë në jetë projekte me dobi të ndërsjellë, duke i kushtuar një vëmendje gjeneratës së re për t’i afruar me rrënjët e të parëve.
Për këtë qëllim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme  “dritë jeshile” projektit të shkollës verore “JAM SHQIPTAR”, me fokus vizitat studimore të të rinjve nga diaspora në Shqipëri, për t’u njohur me historinë, kulturën dhe gjuhën shqipe”, bën me dije Hasani.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *