Subscribe

Mariana dhe Valeri u përfshinë në një debat këtë mëngjes, i cili kaloi në ofendime nga ana e aktores.

Disa momente pas kësaj situate, Valeri u shfaq duke biseduar me Elsën lidhur me reagimin e Marianës ndaj tij.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai theksoi se shkak u bë një batutë që lidhej me dialektin e Çiljetës dhe i shpjegoi Elsës se fyerjet e Marianës, sipas tij, ishin të pabaza.

Më tej, këngëtarja vuri në dukje sjelljen e Marianës ndaj tij, duke nënvizuar se reagimet e saj janë të përsëritura dhe të tepërta.

Pjesë nga biseda:

Valeri: Copë mishi me dy sy më tha. Edhe pse? Po thoshte Çiljeta jam cuc Dibre dhe unë i thash je cajc Dibre, sepse në Diber vajzës i thojnë cajc.

Elsa: Po, po e di.

Valeri: Ajo filloi pastaj në ofendime dhe me të shara. Veten tregoi.

Elsa: Unë e dëgjova me veshët e mia dhe më iku truri. Si mund t’ia lejosh ti vetes? Ç‘është kjo punë? Po unë të dëgjova asgjë nuk po thoje ti dhe po bëje shaka.

Valeri: Me Çilin po bëja batuta, nuk e kisha me asnjë. E di që Çili është Dibrane dhe atje cucës i thojnë cajc. Nuk rrinte pa e treguar atë negativitetin që kanë.

Elsa: Nuk ke çfarë i bën. Më vjen keq që e ka kapur tani me ty dhe të rrish të durosh ato.

Teksa ndodheshin në kuzhinë, Mariana dhe Çiljeta po gatuanin, ndërsa Valeri po bisedonte me këngëtaren dhe po bënte batuta me të.

Ndërhyrja e fermerit ka acaruar Marianën, ku kjo e fundit e ofendoi dhe e quajti idiot dhe një copë mishi me dy sy. /vizionplus.tv/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *