Tre trafikantë të dyshuar se ishin anëtarë të bandës që tentoi të shkëmbejë rreth 1 ton kanabis me kokainë e heroinë në mes të detit u arrestuan në orët e vona të së martës.

Bëhet fjalë për vijimin e operacionit “Flakë në det” të gushtit të vitit të kaluar ku rreth 18 milje larg Luginës së Patokut, u arrestuan 6 persona, ndërsa u shpall në kërkim edhe Gëzim Çela, që njihet si “Baroni i Drogës”.

Lexo edhe :

Related Posts

Tre të arrestuarit, Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkaj dyshohet se janë anëtarë të së njëjtës organizatë, që dogjën velierën në det për të fshehur gjurmët e aktivitetit kriminal.

Asokohe, operacioni i përbashkët mes autoriteteve shqiptare e Guardia di Finanza-s italiane, bëri të mundur që të arrestoheshin 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas.

Sekuestrimi i disa pajisjeve telefonike bëri të mundur që SPAK të provojë edhe përfshirjen e Gëzim Çelës, por edhe të shefit të Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, që dyshohet se ndihmoi “Baronin e Drogës”.

Metaj u arrestua disa muaj pas operacionit, konkretisht në tetor të vitit të kaluar, ndërsa Gëzim Çela u kap në Kosovë në dhjetor dhe u ekstradua në Shqipëri në mars të këtij viti./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *