Ish-kapobanda i Vlorës, Zani Çaushi  Zani Çaushi kërkon t’i llogariten ditët e paraburgimit në Tiranë, kur është arrestuar përpara se të shkonte në Burrel.

Sipas tij, nuk i eshte llogaritur koha e paraburgimit në vitet 98-99.

Po ashtu, edhe sipas avokatit të tij, Arben Lena, llogaritja e kohës së paraburgimit është bërë gabim.

Lena thotë se ka patur gabime në llogaritje në të gjitha kohët e paraburgimit të tij dhe në veçanti të viteve 98-99, kohë kur Zani Caushi është liruar për 1 muaj dhe është riarrestuar sërish.

Nga ana tjetër, ende nuk dihet data se kur do të jetë seanca e radhës për Zani Çaushin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *