Subscribe

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Briyan Yee, është shprehur se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Ai këshilloi dy vendet se procesi i dialogut duhet të përshpejtohet me qëllim integrimin e dy vendeve drejt Bashkimit Europian.

 

 “Ka filluar një dialog i brendshëm në Serbi. Por duhet që të zhvillohet edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me hapa më të shpejtë se tani. Kjo është vetëm një këshillë, pasi në fund janë dy vendet që vendosin.”

 

I pyetur nga “Zëri I Amerikës” për Amerikës për deklaratën e tij se “Serbia duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me Rusinë, apo me Bashkimin Europian, Yee sqaron se kjo është një këshillë për Serbinë dhe jo ultimatum, dhe se kjo deklaratë kishte synim vendimin e Sebrisë për rrugën drejt BE-së.

 

 “Deklarata ime është që Serbia të integrohet sa më parë në Bashkimin Europian. Nuk ishte ultimatum, por paralajmërim. Tema ishte “Si duhet të ecë Serbia drejt BE-së”, dhe unë i sugjerova disa këshilla.

 

Në fund, zyrtari I lartë I DASH, thekson se Amerika do të mbetët partner I Serbisë dhe do vazhdojë mbështetjen e vendit në Bashkimin Europian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *