Shitja e banesës ku jetonte në Tiranë, ishte kthyer në sfidë për aktorin e humorit, Xhevahir Zenelaj, para së të largohej së bashku me familjen drejt Amerikës.
Një situatë stresuese duket se ka sjellë edhe një kujtim të bukur mes tij dhe kolegut, Agron Llakaj, teksa ky i fundit i ka punuar një rreng.
“Ishte koha që punonim bashkë me Agronin dhe tema e ditës ishte se çfarë u bë me shtëpinë, sepse duhej të ikja në Amerikë, por edhe të ikje vetë i katërti, nuk shkon. Kisha nxjerrë shtëpinë në shitje dhe ky ishte problemi që çdo natë diskutohej a u bë ndonjë gjë me shtëpinë dhe një mbrëmjë të bukur bie telefonin, dëgjoj zërin që fliste nga ana tjetër.
Zotëri Xhevahir Zeneli në gjuhë që s’e kisha dëgjuar ndonjëherë. Kam dëgjuar që shisni banesën, për çmimin s’ka problem se unë punoj në KLSH, kam lekë sa të duash, vetëm të ma pëlqejë shoqja, merreni edhe një numër kontakti edhe unë nga emocionet dhe ai që më jepte numrin e shtëpisë së vetë, pa e ditur, unë e dija përmendësh…
Në mëngjes mezi prita sa u gdhi, thashë unë Goni ka ndonjë haber, lëre thashë unë, e hëngri një kosovar dje në 11 të natës, tha do ta blejë, po po i thashë unë. Nga 35 mijë që e mbaja unë, 45 i thash, qesharak si çmim dhe 10 mijë i kemi të dy t’i prishim derisa të iki unë në Amerikë”, tha ai.
Por rrengu përfundoi në momentin që ai i ra telefonit të shënuar një natë më parë, ku në telefon u përgjigj bashkëshortja e kolegut, Agron Llakaj. /vizionplus.tv/