Subscribe

Debate, emocione, lot, garë dhe në fund një eliminim. Gjithnjë e më konkurruese bëhet atmosfera në spektaklin e kërcimit në Vizion Plus.

 

Nata e pestë e Dancing with the stars ka nisur jo sipas formulës. Yjet e teatrit të kërcimit janë ndarë që në fillim në dy grupe, më të mirët dhe ata që rrezikojnë eliminimin.

 

Sfida e mbrëmjes së pestë nuk ka qenë mes dy çifteve por, mes 5 prej tyre. Më pak të votuarit, garuan të parët, e nga beteja e fundit u largua Xhani Shqerra.

 

E ndonëse gara është mes vipave, debati shtrihet edhe përtej.

 

Skenës së madhe të Dancing with the stars nuk i munguan surprizat, këtë herë për anëtarët e jurisë.

 

Gara për kupën e dancing with the stars 7 mbetet e hapur për 9 konkurrentet  e tjerë, të premten në Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *