Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës mund të lëvizin pa kontrolle kufitare, në zbatim të marrëveshjes mes dy qeverive që ka hyrë sërish në fuqi duke nisur nga kjo e premtre.
Kjo masë pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit turistik, duke shmangur procedurat e zakonshme të kontrollit të dokumenteve si pasaporta apo karta identiteti.
Marrëveshja zbatohet në disa periudha të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri në fund të shkurtit, duke ofruar në total rreth 9 muaj lëvizje të lirë për qytetarët e dy vendeve.
Kjo nismë synon jo vetëm përshpejtimin e lëvizjes, por edhe forcimin e lidhjeve ekonomike dhe sociale mes dy vendeve.
Vetëm gjatë periudhës maj–shtator të vitit të kaluar, nga Kosova janë regjistruar mbi 3 milionë hyrje në Shqipëri , duke e bërë atë burimin kryesor të turistëve për vendin, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave.
/vizionplus.tv





