Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka u takua këtë të premte me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca. Në fokus të diskutimeve, sipas Xhaçkës, ishte integrimi i Shqipërisë në BE.

 

“Zhvillova sot një takim shumë të mire pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca🇪🇺. Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve mbi procesin e integrimit dhe fillimin e projektit për asistencën teknike per integrimin (SEI). Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Europian për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare🇦🇱, si dhe për kontributin personal të ambasadorit Soreca🤝. Integrimi do të jetë gjithmonë objektivi ynë më i rëndësishëm strategjik. Do të angazhojmë të gjitha burimet dhe energjitë tona, për t’u përgatitur për hapjen e negociatave. 🇦🇱🇪🇺”

 

Ky ishte takimi i parë i Xhaçkës me kryediplomatin evropian si ministre e Jashtme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *