133 vajza e djem nisën këtë të premte stërvitjen individuale në Bunavi me qëllim hyrjen në Forcat e Armatosura.
Vetë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një postim në “Facebook”, shprehet se për 10 javë këta djem e vajza do të sprovojnë veten fizikisht e psikologjikisht përpara se të jenë plotësisht të përgatitur për FA.
“133 vajza e djem nisën stërvitjen individuale bazë në Bunavi, e cila është porta hyrëse për në Forcat tona të Armatosura. Per 10 javë, këta djem e vajza do të sprovojnë veten fizikisht e psikologjikisht përpara se të jenë plotësisht të përgatitur dhe të denjë për të shërbyer nën uniformë. #KrenariPërFA”





