E premte, 23 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bënë për spital 17-vjeçarin nga Qipro pasi kërceu me një vajzë, arrestohen dy të miturit shqiptarë në Kretë

Një 17-vjeçar nga Qipro, i cili ndodhej me pushime në zonën e Sitisë, Kretë, përfundoi në spital pas një sulmi gjatë një feste lokale.

Sipas raportimeve të mediave greke, ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje. Shkak i konfliktit dyshohet se u bë fakti që i riu qipriot kërceu me një vajzë. Kjo duket se shkaktoi reagimin e dy të miturve të tjerë.

Reklamë

Situata u përshkallëzua dhe dy të rinjtë, 16 dhe 17 vjeç, nga Shqipëria dyshohet se sulmuan 17-vjeçarin. Ai pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital, por pas marrjes së ndihmës së parë mjekët vendosën se nuk kishte nevojë të qëndronte i shtruar dhe e nxorën nga spitali.

Policia arrestoi të dy të miturit, të cilët kanë dhënë versione të ndryshme për ngjarjen. Njëri dyshohet se ka pranuar se e ka goditur 17-vjeçarin, ndërsa tjetri ka deklaruar se ndërhyri vetëm për t’i ndarë personat që po konfliktoheshin.

Reklamë

Të dy janë arrestuar dhe rasti po hetohet nga autoritetet greke.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë