Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
12 June 2026
Vizion fokus

Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të shihni se...

35 vjetori i PS, Rama: Sot flamuri i Ismail...

“Kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh”, Rama: PS solli ligjin...

35 vjetori i PS, Rama: Protesta nisi me një...

PS feston 35-vjetorin, qytetarët mblidhen tek sheshi “Skënderbej” për...

Nis festa e socialistëve, Klosi: PS i ka shërbyer...

Aksioni i SPAK/ I akuzuar për trafik ndërkombëtar droge...

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë,...

SHBA/ Zbulohet shkaku i vdekjes së 11 punëtorëve të...

Teherani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me...

Vuçiç: Albin Kurti më kërkon njohjen e Kosovës, duan ti dëbojnë serbët nga Veriu

21 Gusht 15:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç iu drejtua popullit serb me anë të një fjalimi pas bisedimeve Beograd-Prishtinë, të cilat u mbajtën në Bruksel.

 

Vuçiç tha se kryeministri Kurti kishte shkuar në Bruksel për të diskutuar për një marrëveshje me gjashtë pika për normalizimin e raporteve.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

 

Prishtina erdhi me idenë e diskutimit të një marrëveshjeje të përgjithshme prej gjashtë pikash, si njohjen reciproke, hyrjen e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare, zgjidhjen e problemeve nga e kaluara, zgjidhjen e problemeve të personave të zhdukur dhe kthimin e artefakteve që pretendohet se janë vjedhur nga Serbia. Kurti kërkonte kompensim nga lufta, bashkëpunimi në të ardhmen, të njëjtat marrëdhënie dhe të drejta të serbëve në Kosovë e Metohi si dhe shqiptarëve në Bujanoc dhe Preshevë.

 

Më tej Vuçiç tha se Prishtina është e vendosur të dëbojë serbët nga veriu dhe shfuqizimin e shtetit serb në Kosovë.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

 

Mesazhi kryesor për serbët në Kosovë është se çfarëdo që të ndodhë, nuk do të ketë kolona refugjatësh dhe ne do ta shpëtojmë popullin tonë nga masakrat. Beogradi propozoi targa KS që janë status neutrale, por Kurti tha se të gjithë duhet të kenë targa RKS. Çështja është se çfarëdo që ne pranojmë, ata refuzojnë. Ata janë të vendosur që serbët t’i dëbojnë nga Kosova dhe shfuqizimi i çdo gjëje që ka të bëjë me shtetin serb, ata refuzuan të gjitha propozimet tona për kompromis.

 

Vuçiç tha se situata është shumë e vështirë, por se ai po punon me shpejtësi që të gjendet një zgjidhje brenda 10 ditësh.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

 

Ne do të kërkojmë me dëshpërim për një kompromis në 10 ditët e ardhshme. Shpresoj se do t’ia dalim.

 

Afati i fundit për dokumentat dhe target për serbët e Kosovës është më 1 shtator dhe kryeministri Kurti deklaroi se ky afat nuk do të shtyhet më.

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
Kosova Serbia Veriu Vucic

Nga e njëjta kategori

Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të shihni se nuk ka ende marrëveshje, por vetëm negociata

më shumë...

35 vjetori i PS, Rama: Sot flamuri i Ismail Qemalit valëvitet me krenari, nuk do të ndalemi deri sa ta çojmë Shqipërinë në majë

më shumë...

“Kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh”, Rama: PS solli ligjin e parë për zonat e mbrojtura

më shumë...

35 vjetori i PS, Rama: Protesta nisi me një zemërim të drejtë, por vijoi me një kërkesë të padrejtë!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

6:46

Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të...

6:38

35 vjetori i PS, Rama: Sot flamuri...

6:33

“Kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh”, Rama: PS...

6:25

35 vjetori i PS, Rama: Protesta nisi...

6:23

PS feston 35-vjetorin, qytetarët mblidhen tek sheshi...

6:18

Nis festa e socialistëve, Klosi: PS i...

5:51

Aksioni i SPAK/ I akuzuar për trafik...

5:33

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga...

5:14

SHBA/ Zbulohet shkaku i vdekjes së 11...

5:13

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

5:00

Aksident në Korçë, plagoset i mituri, në...

4:48

Teherani publikon tekstin me 7 pika të...

4:20

Probleme në serverat e ‘Meta’! Bllokohen Facebook...

3:58

Zhdukja e Eglant Koçit, ky është kamarieri...

3:52

NATO paralajmëron zvogëlim gradual të pranisë së...

3:35

Ukraina do të kërkojë 20 miliardë dollarë...

3:06

FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau...

2:51

Sali Berisha: Faleminderit SHBA! Sanksionet janë hequr...

2:39

Rritja e naftës goditi ekonominë, Sejko: Ndikimi...

2:34

Plotësohet skuadra e finalistëve, të hënën mbrëmja...

Më të klikuarat

  • “Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, k...
  • Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara n...
  • Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen
  • FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku shokun e ti...
  • A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon për Viz...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.