Subscribe

Në Elbasan po rindërtohet skema e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në 21 prill të vitit 2021, në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Tre ekspertë, dy prej të cilëve të pavarur, kanë nisur rindërtimin e skenës, bazuar në një vendim të Gjykatës së Apelit.

Lexo edhe :

Related Posts

Teksa ata duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes, policia ka vendosur shiritat rrethues që  një ditë më parë për t’i lënë ekspertëve hapësirë .

Eksperimenti hetimor vjen pas kërkesave të Arbër Paplekaj, si i vetmi person që po përballet me drejtësinë lidhur me ngjarjen.

Ai kërkoi të caktohet këndi i qitjes jo vetëm prej tij, por edhe dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende pas kësaj ngjarjeje.

Kjo e sotmja , shënon herën e dytë  të rindërtimit të ngjarjes. Më herët, Prokuroria e Elbasanit e realizoi atë në korrik të vitit 2022, por që duket se ka lënë dyshime mbi konkluzionet.

Ndaj Gjykata e Apelit pranoi me 4 Mars kërkesën e Arbër Paplekaj, për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik ne vendin e ngjarjes.

Arbër Paplekaj, është dënuar me 22 vite burg nga shkalla e parë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ne prill 2021 pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. ai kërkon edhe rikualifikim të veprës penale nga vrasje me dashje ne vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike.

Për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, u dënuan me 1 vit shërbim prove dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, si dhe  6 efektivë të  “Shqiponjave”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *