Subscribe

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet sot me sekretarin e Përgjithshëm të  NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e NATO-s në Bruksel. Në fokus të bisedimeve do të jetë situata në veri të Kosovës.

 

Më herët komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka deklaruar se situata mbetet e paqëndrueshme pavarësisht se gjendja është qetësuar krahasuar me disa muaj më parë kur shpërtheu dhuna.

 

ANGELO MICHELE RISTUCCIA

KOMANDANT I KFOR

 

“Gjendja është e qetë pas zhvillimeve të 29 majit. Por situata vazhdon të jetë shumë e paqëndrueshme. Ne mendojmë se ky tension është për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhura. Do të thoja se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi ,mungesa e besimit ndërmjet palëve”

 

Sipas tij e vetmja mënyrë për ti dhënë fund tensioneve është zgjidhja politike dhe jo ajo ushtarake.

 

Tensionet në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, u rritën në fund të majit, pasi banorët kundërshtuan kryetarët e rinj shqiptarë, që u zgjodhën në prill.

 

Më shumë se 90 ushtarë të forcave paqeruajtëse të NATO-s, mbetën të lënduar gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në veri, Rreth 50 protestues u lënduan, po ashtu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *