Një sasi e madhe lekësh është vjedhur në degën e Postës Shqiptare në Durrës. Ngjarja është zbuluar pas një auditi të kryer në këtë filial nga Drejtoria e Përgjithshme.
“Nga verifikimet e kryera janë evidentuar parregullsi dhe shkelje në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave. Theksojmë se këto fonde nuk kanë asnjë lidhje me fondet e pensioneve apo me pagesat e pensionistëve.”
Nga të dhënat e para bëhet fjalë se është vjedhur një sasi e madhe lekësh, e krijuar nga pagesa të ndryshme që grumbullohen në këtë degë. Menjëherë pas konstatimit të këtij abuzimi është shkarkuar drejtoresha e Postës, Elisabeta Mataj, ndërkohë që dorëheqje ka dhënë edhe shefja e Financës.
Ndërkohë, Posta Shqiptare njoftoi se ka marrë masat e menjëhershme administrative ndaj punonjësve përgjegjës, si dhe ka depozituar kallëzim penal, të shoqëruar me dokumentacionin përkatës, në Prokurorinë e Durrësit.
/vizionplus.tv





