E enjte, 22 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Vajza 16-vjeçare e Monica Bellucci-t debuton në pasarelë dhe rrëmben gjithë vëmendjen e botës së modës

Leonie Cassel, vajza 16-vjeçare e aktores Monica Bellucci dhe aktorit Vincent Cassel, ka bërë debutimin e saj zyrtar në botën e modës, duke hapur sfilatën Alta Moda të shtëpisë së njohur italiane Dolce & Gabbana në Taormina të Sicilisë.

Modelja e re u shfaq në pasarelën e organizuar në Parkun Botanik Radicepura, e veshur me një fustan elegant me motive lulesh dhe ngjyra të ndezura, të kombinuar me bizhuteri të veçanta dhe lule të vendosura në flokë. Paraqitja e saj u konsiderua një nga momentet më të spikatura të mbrëmjes, duke shënuar fillimin e karrierës së saj si modele.

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

Reklamë

A post shared by Vogue Italia (@vogueitalia)

Në event morën pjesë emra të njohur të kinemasë dhe modës, mes tyre edhe nëna e saj Monica Bellucci, këngëtarja Jennifer Lopez dhe aktori Christian Bale.

Leonie është vajza e madhe e Monica Bellucci dhe Vincent Cassel, të cilët kanë dy vajza nga martesa e tyre, e cila përfundoi në vitin 2013.

16-vjeçarja ka tërhequr vëmendjen edhe më herët me paraqitjet publike, ndërsa debutimi në pasarelën e Dolce & Gabbana vjen vetëm pak muaj pasi pozoi së bashku me nënën e saj për numrin e prillit të revistës italiane Vogue.

/vizionplus.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vogue Italia (@vogueitalia)

Vazhdo të lexosh

Reklamë