E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

PD padit në SPAK kryeministrin, akuza për korrupsion, pastrim parash e grup kriminal për “Albanian Files”

Partia Demokratike kallzoi në SPAK kryeministrin Rama për korrupsion, pastrim parash e grup të strukturuar kriminal, në lidhje me librin “Dosjet Shqiptare” dhe 523 projektet e përfshira në këtë libër.

Sipas opozitës, “Albanian Files” tregon se Edi Rama përzgjidhte studiot ndërkombëtare të arkitekturës, te cilat më pas krijonin lidhjet me ndërtuesit shqiptarë.

Reklamë

PD pretendon se ndërtuesit paguanin shuma të larta për projektimin dhe më pas përfitonin leje për ndërtimin e kullave apo hoteleve.

“Është minimalisht e provuar se  Rama ka kërkuar një përfitim të parregullt në vlera shumë të larta për arkitektët nga investitorët apo ndërtuesit shqiptarë,  duke i kushtëzuar me miratimin e kërkesave për t’u pajisur me leje ndërtimi, duke qenë kështu në kushtet e veprës penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, shkruhet në kallzimin e Partisë Demokratike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë