Subscribe

Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, LIBE, i Parlamentit Evropian ka votuar pro raportit te propozuar nga raporterja Tanja Fajon per liberalizimin e vizave me Kosovën. Me 25 vota pro, 24 kundër dhe 2 abstenim, dokumenti është aprovuar. Per tani per te çuar përpara ne këtë proces dhe per te siguruar liberalizimin, Kosovës i duhet te përmbushe kushtin kryesor te vendor nga Komisioni Europian, miratimin e marrëveshjes se demarkacionit me Malin e Zi. Ne fjalën e saj, raporterja Tanja Fajon u ka kërkuar deri ne fund kolegeve ta mbështesin liberalizimin.

“Ky komitet merr sot nje vendim shume shume te rendesishem. Prandaj i kërkoj kolegeve te mi te votoje ne favor te liberalizimit te vizave. Kosova ka bere një rruge shume te gjate per te arritur deri ketu dhe ajo duhet mbështetur. Kjo është diçka shume e rëndësishme sidomos per gjeneratën e te rinjve.” 

Gjate diskutimeve, disa nga eurodeputetet hodhën edhe idenë e shtyrjes se votimit ne nje faze te mëvonshme, por nje gje e tille nuk u pranua nga kryesuesi i seancës, pasi sipas tij do te komplikonte procedurat. Si Fajon, ashtu edhe raporterja tjetër Lunacek i kane kërkuar tani Prishtinës te beje lëvizjet e saj per te siguruar liberalizimin.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *