Subscribe

 “Ky është një propozim hibrid, që ka elemente nga idetë e qeverisë dhe elementë nga idetë e opozitës dhe është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ky propozim ka mbështetjen time dhe ç’është më e rëndësishmja ka mbështetjen e gjerë të Uashingtonit dhe lidershipit tonë. Prandaj, në emër të Shteteve të Bashkuara u kërkoj të dyve, kryeministrit dhe kreut të opozitës, të përpiqen të bashkohen rreth këtij propozimi në ditët që vijnë. Është koha për të arritur një marrëveshje. Shqiptaret po presin.”

Propozimi hibrid për te cilin foli te dielën zyrtarja e larte e Departamentit Amerikan te Shtetit Nuland përmbledh ne nje draft te vetëm qëndrimin e mazhorances dhe opozitës per Vetingun. Ky propozim nënvizon se seleksionimi i kandidaturave per anëtarët e  institucioneve qe do bëjnë Vetingun; Komisioni i Posaçëm i kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit do te behet nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit, duke lene ne fuqi parashikimet e bëra aktualisht ne draftin kushtetues e duke rrezuar formulën e PD, e cila kërkonte qe ndërkombëtaret te ishin roje te procesit te seleksionimit te kandidaturave. Por formula e amerikaneve ka përfshirë edhe nje pjese te propozimit te opozitës, duke përcaktuar se 12 anëtarët e komisionit te posaçme te kualifikimit do te zgjidhen nga nje komision me përbërje te barabarte opozite mazhorance. Mësohet se propozimi i bere nga Nuland per kete pjese është ne përgjithësi i njëjte me formulën e publikuar nga PD pak dite me pare; e do te aplikohet edhe për 3 institucionet e tjera per kolegjin e apelimit, Këshillin e Larte te Gjyqësorit e Këshillin e Larte te Prokurorisë. Bazuar mbi propozimi i ndihmës sekretares amerikane te shtetit 12 komisioneret qe do te realizojnë Vetingun do te filtrohen nga ndërkombëtaret dhe mazhoranca e opozita do te zgjedhin secila nga 6 komisionere.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *