E martë, 20 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rama mbërrin në Ankara për Samitin e NATO-s, takohet me Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ankara për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, ku pritet të zhvillohen diskutime mbi çështjet kryesore të sigurisë dhe sfidat me të cilat përballet Aleanca.

Menjëherë pas mbërritjes, Rama u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi u zhvillua në kuadër të punimeve të samitit, ku liderët e vendeve anëtare po diskutojnë forcimin e bashkëpunimit brenda Aleancës.

Reklamë

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin turk, kryeministri shqiptar pritet të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Reklamë

Pjesëmarrja e Ramës në samit vjen në vijim të angazhimit të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, me fokus forcimin e bashkëpunimit mes aleatëve dhe kontributin në sigurinë euroatlantike.

Samiti i NATO-s në Ankara pritet të përqendrohet te zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, rritja e bashkëpunimit ushtarak dhe koordinimi i vendeve aleate përballë sfidave të reja ndërkombëtare.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë