Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

Sulmet në Kiev dhe droni rus në Gjermani, Ministri...

“Koordinim, përgjigje, zgjidhje”, zbardhen porositë e Ramës për ministrat...

GJKKO i mbyll derën medias! Gazetarët dhe avokatët: Akt...

Zjarr pranë xhamisë në Gjoricë, flakët rrezikojnë banesat

Dorëheqja e Evis Salës si ministre e Shëndetësisë, Rama:...

Pagat e magjistratëve dhe administratës së drejtësisë bllokohen, Shoqatat...

Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë,...

NATO dhe BE paralajmërojnë Rusinë, Von der Leyen e...

Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas...

Alimehmeti: Bashkia do “kokë”! Tirana nuk mund të drejtohet...

Koncerti i Kanye West, Rama: 4 mln euro për të mos turpëruar Shqipërinë, përfitimet do të kalojnë 100 milionë euro

8 Korrik 09:29

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për financimin me 4 milionë euro të koncertit të Kanye West, duke argumentuar se ndërhyrja e qeverisë ishte e nevojshme për të garantuar zhvillimin e aktivitetit dhe për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se fondi u vu në dispozicion në momentet e fundit për të shmangur anulimin e koncertit, ku sipas tij kanë blerë bileta rreth 25 mijë të huaj nga 80 vende. Kryeministri theksoi se eventi përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e turizmit dhe se pritet të gjenerojë mbi 100 milionë euro të ardhura për ekonominë shqiptare.

Rama solli si argument edhe rritjen e rezervimeve në platformat e akomodimit, duke thënë se përfitimet do të ndihen nga bizneset, familjet dhe të ardhurat e pushtetit vendor e qendror. Ai krahasoi ndikimin ekonomik të koncertit me atë të finales së Conference League, e cila sipas tij solli rreth 160 milionë euro të ardhura.

Reagimi:

👉 4 MILIONË EURO në minutën e fundit, për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjermësot kanë blerë me kohë biletat për Kanye West;
për të mos humbur një mundësi fantastike promovimi të Shqipërisë Turistike, për një nga komunitetet më të mëdha të botës, dashamirët e muzikës; për të stimuluar ekonominë, e cila sa për një shembull, sipas UEFA-s, pati një hyrje prej 160 milionë eurosh nga Finalja e Conference League-s, ndërkohë që nga ky koncert – në kushtet e vështirësuara artificialisht prej dështakzemërakëve – ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura. Mjafton të shihet shpërthimi i rezervimeve në booking.com për të premten, të shtunën e të dielën, për të krijuar një ide të përfitimit direkt ekonomik për familjet, biznesin dhe arkën e bashkisë e të shtetit, nga rritja e konsumit, pa llogaritur këtu fare përfitimin e shtrirë në kohë.
Tani sorrat dhe korbat e kanaleve sociale, janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh të paskrupullt, e duke bërë sikur qajnë hallin e popullit dhe deri edhe të sëmurëve me kancer, që do mbeten pa ilaçe si pasojë e “koncertit privat”, siç e quajnë djallëzisht.
Por mjerë ky popull e mjerë çdo i sëmurë, po të mbeteshin në kthetrat e këtyre zabrahanëve digjitalë, të mbështetur me këtë rast nga duart e armiqve e dashakëqinjve të Shqipërisë, të cilët lëshojnë papushim helm në kanalet sociale përmes dhjetëra mijëra profilesh fallco, duke përfituar nga etja për pushtet dhe kokëboshësia e uzurpatorëve të protestës qytetare.
U kujtoj të tërëve se vetëm pak ditë më parë, ne nxorrëm 15 milionë Euro plus vetëm për ilaçet e të sëmurëve me kancer dhe 5 milionë për aparatura mjekësore; dyfishuam mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar dhe mbështetëm kujdestarët e tyre; dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta; dyfishuam financimin e Start Up-eve; dyfishuam garancinë sovrane për programin dyfisho biznesin tënd; financuam një paketë të tërë ekstra për zhvillimin urban e rural, mbrojtjen dhe të gjitha këto e të tjera akoma ishin në Aktin Normativ të fundqershorit, ku qershia mbi tortë ishte padyshim bonusi i pensionistëve.
Tani çfarë duan sorrat dhe korbat që e privatizuan djallëzisht protestën qytetare të flamingove, duke i detyruar të shtegtojnë larg bulevardit?
Shumë e thjeshtë:
Duan të ndalin dhe kthejnë mbrapa Shqipërinë! Me dhunën e arbitraritetit, të sharjeve, të shpifjeve, të akuzave dhe kërcënimeve për këdo që mendon ndryshe prej tyre!
Ta harrojnë! Shqipëria nuk ndalet dhe nuk ka asnjë shans të kthehet mbrapsht🇦🇱🦅

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Kanye West Koncerti rama

Nga e njëjta kategori

“Koordinim, përgjigje, zgjidhje”, zbardhen porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

më shumë...

GJKKO i mbyll derën medias! Gazetarët dhe avokatët: Akt i paprecedent, cenohen liritë themelore

më shumë...

Aksidenti në Golem, humb jetën 17-vjeçari

më shumë...

Dorëheqja e Evis Salës si ministre e Shëndetësisë, Rama: Do të vijojë të jetë një ndihmë e çmuar në angazhimin ndërkombëtar!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:48

Sulmet në Kiev dhe droni rus në...

5:39

“Koordinim, përgjigje, zgjidhje”, zbardhen porositë e Ramës...

5:27

GJKKO i mbyll derën medias! Gazetarët dhe...

5:27

Zjarr pranë xhamisë në Gjoricë, flakët rrezikojnë...

5:07

E trishtë! Ndahet nga jeta historiani Muharrem...

4:48

Aksidenti në Golem, humb jetën 17-vjeçari

4:39

Dorëheqja e Evis Salës si ministre e...

4:21

Pagat e magjistratëve dhe administratës së drejtësisë...

4:05

Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe...

3:58

NATO dhe BE paralajmërojnë Rusinë, Von der...

3:55

Kush do e veshë fanellën “10” pas...

3:52

Studimi zbulon moshën kur plakja përshpejtohet, ndryshimet...

3:47

Ervin Hodaj emërohet në krye të policisë...

3:44

Dyfishohen regjistrimet në FSHN, rritet interesi i...

3:30

Alimehmeti: Bashkia do “kokë”! Tirana nuk mund...

3:20

Aksident në Golem, makina përplaset me motorin,...

3:12

“Alo, Mourinho?”, Xhaka dhuron momentin viral (VIDEO)

3:05

Ka ende shpresë në Nepal, 119 persona...

2:59

PSG me rregull të ri për talentet!...

2:49

Çmenduri në Turqi, Leao “pushton” Stambollin! Ja...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • Ervin Hodaj emërohet në krye të policisë së Durrësit
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Pas sulmit në Leipzig, Evropa dhe NATO përgatiten për përgji...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.