Kryeministri Edi Rama ka promovuar projektin “Sport-Verë 2026”, i cili po zhvillohet në Kamëz dhe synon t’u ofrojë fëmijëve një verë aktive përmes aktiviteteve sportive dhe rekreative.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë u shpreh se mbi 250 nxënës po i kalojnë pushimet verore në ambientet moderne sportive “Shaban Uka”, duke u angazhuar në aktivitete që nxisin një stil jetese të shëndetshëm dhe aktiv.
“Mirëmëngjes dhe me energjinë e bukur të mbi 250 nxënësve në Kamëz, që po i kalojnë pushimet verore mes sportit, argëtimit dhe jetës aktive, falë projektit ‘Sport-Verë 2026’ në ambientet moderne sportive ‘Shaban Uka’, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/vizionplus.tv





