Një shpërthim tritoli është shënuar në Krujë.
Lënda plasëse ishte vendosur tek një automjet. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie ku duket autori i cili pasi ka vendosur lëndën plasëse është larguar me këmbë.
Ai ka veshur rroba të errëta që të mos identifikohet nga kamerat. Sasi e tritolit ka qënë e vogël. Policia dyshon se lënda plasëse është vendosur si paralajmërim për pronarin e mjetit.
Shkak dyshohet konfliktet për pronësinë.





