Subscribe

Të gjithë të moshuarit që po vaksinohen në kryeqytet po marrin injeksionin e Sinovac. Në qendrën shëndetësore 10  ne kryeqytet e cila numëron 100 mijë banorë, vijon procesi i vaksinimit, ku 3600 prej tyre i përkasin moshës 70+.

 

JONIDA DIKO

QENDRA SHENDETESORE NR.10

“Në qendrat shëndetësore po vaksinohen grupmoshat +80. Ne deri tani po vazhdojmë dhe do të vazhdojmë të vaksinojmë me Sivac, është me dy doza. Asnjë nga të vaksinuarit nuk ka patur asnjë shenjë pas vaksinimit, nuk kanë patur asnjë efekt anësor.”

 

Ndërsa për ata të moshuar që pa arritur fashën moshore kërkojnë të vaksinohen, që janë të shumtë, mjekja Diko tregon si procedohet për të evituar pritjet e panevojshme në rradhë.

 

“Të gjithë pacientët i drejtohen mjekut të familjes dhe me anë të kërkesës, regjistrohet pacienti për vaksinim. Sipas fashave të orarit, sipas grupmoshave, mjeku i familjes i lajmëron të gjithë pacientët në fashën e caktuar të orarit dhe në vendin ku do të kryhet vaksina e tij.”

 

Janë të pakta rastet kur vaksina është refuzuar, ndërsa shumica prej të moshuarve zgjedhin të vaksinohen përtej disa efekteve anësore që shfaqen. Deri më tani janë kryer 120 mijë vaksinime në mbarë vendin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *