Subscribe

Një 30-vjeçar me iniciale A.M është arrestuar nga polciia në Vlorë, pasi një ditë më parë ai kanosi me thikë disa të mitur në zonën e Lungomares.

I riu është arrestuar mesditën e kësaj të diele dhe pas shoqërimit në komisariat, ai është dërguar për mjekim në spitalin psikiatrik pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë kanë kryer verifikimet dhe kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit A. M., lokalizimin e tij, ditën e sotme, rreth orës 12:30, në zonën e Lungomares dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit. 

Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (biçak), që iu gjet 30-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.  

Shtetasi A. M. është dërguar në spitalin psikiatrik Vlorë, për trajtim mjekësor, sepse vuan nga sëmundje mendore”, njofton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon median dhe qytetarët për denoncimin e paligjshmërive dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *