Subscribe

Prej disa kohësh, buxheti i shtetit rezulton të mbledhë më shumë para nga parashikimi, por dhe në raport me një vit me parë, duke krijuar suficit. Për 3 muajt e parë të këtij viti, suficiti arriti në 33 miliard lekë.

Paralelisht investimet kapitale, pra ato për investime ishin 2.7 herë më të ulëta se një vit më parë. Dritan Shano, ish zv/ministër i Financave i ftuar në emisioni E-ZONE në Vizion Plus, tha se institucionet publike janë fajtor që ekonomisë i kanë munguar 33 miliard lekë në qarkullim

“Së pari nuk quhet suficit. Janë para që janë mbledhur më shumë nga taksat tona si pasojë e inflacionit të lartë dhe rritjes së pagës minimale. Pra nuk kemi të bëjmë me miradministrim. Nga ana tjetër blloku ekonomik i institucioneve që mbajnë dhe peshën e investimeve publike ka ngadalësuar ritmin, ndërkohë që mendoj se ka dhe një mungesë vizioni të politikave të duhur që duhen ndjekur”, tha Shano

Por pak ditë më parë, ministri  i Ekonomisë bëri apel individëve që të vijën të punojnë në shtet dhe të mos kenë frikë nga firmosja. A po kthehet puna e SPAK në një frenues të investimeve publike në vend?

“Unë nuk besoj në këtë forcën magjike të SPAK, që na paska prishur terezinë e nëpunësve të administratës. Fundja nuk ka arsye pse të kenë frikë. Firmosja e çdo shkrese zyrtare është një akt serioz dhe nëse bazohet në ligj s’ka pse të ketë frikë. Problemi nis kur shefat kërkojnë gjëra që nuk janë të bazuara në aktet ligjore. Për mua kjo është më shumë një alibi për të justifikuar paaftësinë e shpenzimeve buxhetore në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur”, sqaroi Shano në Vizon Plus

Në 3 muajt e parë të vitit investimet publike arritën në 4.8 mld lekë. Ndërkohë e njëjta periudhë e një viti më parë ato ishin 12.7 mld lekë, apo 2.7 herë më pak./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *