Subscribe

Prej tre dekadash miq, Reis Çiço vendos ta surprizojë maestro Zhani Cikon në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, të moderuar nga Pranvera Borakaj.

Zoti Çiço e quan një artist të kompletuar, i cili ka arritur të lërë gjurmë kudo ka punuar dhe drejtuar.

Reis Çiço: Me Zhani Cikon është e vështirë për shkak të dimensionit të madh që ai ka qoftë në aspektin human, qoftë në atë profesional. Ne jemi miq me Zhanin prej tre dekadash. Dua të them që është një personalitet i kompletuar, ka një kulturë shumë të gjerë. Zhani Ciko është simbol i edukatës, i fisnikërisë. Kjo e bën atë të veçantë nga pikëpamja njerëzore. Për sa i përket anës profesionale, zhani Ciko ka lënë gjurmë të mëdha dhe shumë pozitive kudo që punoi dhe drejtoi, si në Teatrin e Operas dhe të Baletit apo me orkestrën simfonike të RTSH dhe orkestrën e harqeve që ai ngriti. Natyrisht mua më ka bërë përshtypje kurdoherë, në çdo gjë që ka bërtë Zhani ndihet delikatesa dhe elegance sepse Maestro Zhani Ciko është një artist i kultivuar. Meqë e keni Zhanin atje dua ta përshëndes. Të uroj shumë shëndet dhe suksese në punën tuaj fisnike./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *