Gloria Meshi, është fermerja më e re në moshë në “Ferma VIP”. Ajo, pavarësisht moshës së saj, ka treguar që ka një karakter të fortë, duke përballuar çdo sfidë dhe debat.

Së fundmi, Glori ka treguar më shumë detaje nga jeta e saj kur ka qenë në gjimnaz, si dhe kompleksin më të madh që ka pasur.

“Kur isha e vogël nuk e kam pasur këtë kompleksin e hundës. Pastaj në shkollë më thoshin je shumë e bukur, po ajo hunda dhe unë dilja foto kështu (duke e mbuluar me dorë). Mu kthye në verem. Shyqyr zotit, që u sëmura dhe mu desh ta bëja. Një rrugë e dy punë. Shoqëria të ndikon”, tha Gloria.

Pas pak minutash, modelja teksa qëndronte e shtrirë në krevatin e saj ka puthur nga kamera dhe ka përshëndetur të dashurin e saj që ka jashtë.

“A kam ndonjë kamer këtu? Deny i love you baby”, tha Gloria duke e puthur me dorë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *