Analisti Blendi Kajsiu ka komentuar në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” zhvillimet brenda Partisë Demokratike, si dhe përpjekjet e opozitës për të delegjitimuar zgjedhjet e 25 prillit.

 

Sipas tij, gara për zgjedhjen e kryetarit të ri në kampin blu është një masakër.

 

“Ky proces, nëse Basha nuk do të ishte kryetar, do ta quante masakër. Ishte fushatë shumë e shkurtuar. Basha minimalisht duhet të ishte dorëhequr nga kryesia. Listat nuk janë të qarta, pasi i di vetëm kryetari.”

 

Sa i përket shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, Kajsiu theksoi se kryetari i ri duhet të zgjedhë aleancën me SHBA-të.

 

“Herët a vonë, ai që do të fitojë zgjedhjet, do të duhet të distancohet nëse është me Berishën apo SHBA. Kreu i ri i PD, mes Berishës dhe SHBA, duhet të zgjedhë aleancën me SHBA. Për herë të parë, po bëhet një garë e vërtetë në kuptimin e personave që nuk janë produkt i Berishës, por janë kandidatë realë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *