Bashkia e Tiranës i bën apel qytetarëve të cilët posedojnë një qen që të mos braktisin kafshët e tyre shtëpiake. Përmes një video sensibilizuese të postuar nga Kryebashkiaku Erion Veliaj, Bashkia u kërkon qytetarëve që të kujdesen për katërputroshët e tyre.

 

“Qeni im, miku im. Të jetosh me një katërputrosh është marrëdhënie sa dashurie dhe përgjegjësie!
Ndërgjegjësojmë mbi kujdesin & detyrimet që çdo pronar duhet të ketë ndaj mikut të tij më besnik”, shkruan kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *