Pas komenteve nga qytetarë të shumtë, kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vdekjen e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj, në rajonin e policisë në Athinë. Rama thotë se qeveria po e ndjek nga afër këtë rast, përmes Ministrisë së Jashtme, për të sqaruar plotësisht shkaqet e vdekjes së 28-vjeçarit nga Lezha, i cili dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia greke. Më tej, kryeministri ka cituar të plotë deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila u bë publike një ditë më parë. Në të theksohej se Ambasada e Shqipërisë ka kërkuar nga pala greke, bashkëpunim per zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *