Një zjarr i madh ka përfshirë zonën në afërsi të Halilit në Krujë. Flakët rrezikojnë të zbresin drejt zonës së banuar dhe të afrohen pranë disa banesave.
Në terren ndodhen shërbimet e Emergjencave Civile dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe malor. Për këtë arsye, gjatë ditës operacioni për shuarjen e zjarrit është mbështetur edhe nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve.
Në zonë ka qenë i pranishëm edhe ministri Ermal Nufi dhe Oliger Torba, drejtori i Policisë së Tiranës, të cilët kanë inspektuar nga afër situatën dhe operacionin e forcave në terren.
/vizionplus.tv





