E martë, 13 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pemë të rrëzuara, përmbytje dhe bllokim rrugësh! Tajfuni Dolphin detyron 1 milionë banorë të evakuohen

Tajfuni Dolphin ka goditur Kinën, duke bërë që më shumë se 1 milionë banorë të evakuohen. Raportohet se shpejtësia e erës ka arritur deri në 150 milometra në orë, duke shakktuar përmbytje, rrëzuar pemë si dhe ka ndërprerë energjinë elektrike në disa zona.

Tajfuni Dolphin është klasifikuar si stuhi tropikale, autoritetet kineze paralajmërojnë se rreziku mbetet i lartë, me reshje ekstreme, përmbytje dhe rrëshqitje dherash të paktën deri të mërkurën.

Reklamë

Vetëm në Shangai janë anuluar rreth 1 mijë fluturime. Në Ëenzhou janë zhvendosur rreth 900 mijë banorë në mbi 1 mijë qendra strehimi, ndërsa në Taizhou kanë lënë shtëpitë edhe 390 mijë persona. Në disa zona të Zhejiang priten nga 250 deri në 500 milimetra reshje gjatë ditëve në vijim.

Deri tani autoritetet kineze nuk kanë raportuar viktima, por një djalë 9-vjeçar në Ëenling rezulton i zhdukur pasi u mor nga rrjedha e ujit gjatë përmbytjeve.

Reklamë

Para se të mbërrinte në Kinë, Dolphin goditi edhe vende të tjera të Azisë. Në Filipine humbën jetën tetë persona nga shirat e lidhur me stuhinë, ndërsa më shumë se 7 mijë njerëz u strehuan në qendra evakuimi. Në Okinawa të Japonisë u plagosën pesë të moshuar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë