Kronikë
Protestuesit sulmojnë bizneset, djegin mobiliet në “Rrugën e Durrësit”

Është përshkallëzuar situata e protestës në “Rrugën e Durrësit”. Pas pesë orësh përplasjesh me policinë, protestuesit kanë nisur sulmet ndaj bizneseve.
Disa prej protestuesve kanë thyer xhamat e disa bizneseve në “Rrugën e Durrësit” dhe prej andej kanë nxjerrë disa mobilie, të cilave u kanë vënë zjarrin në mes të rrugës.
Më herët, protestuesit u kanë vënë zjarrin edhe reklamave të vendosura anash rrugës. Ndërkohë, raportohet për disa të plagosur, si nga radhët e protestuesve, ashtu edhe nga ana e policisë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




